Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka njoftuar se shkak për moszhvillimin e zgjedhjeve në degën e PD-së në Bulqizë, është bërë mosdakordësia dhe mosgjetja e konsensusit për për procedurat e zgjedhjeve.
Ky komision njoftoi gjithashtu se në 5 degët e tjera, zgjedhjet po zhvillohen normalisht.
Njoftimi i Komisionit:
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar në pesë degët e PD po vijon nornalisht, e pa probleme.
Interesi i anëtarësisë është i madh duje krijuar shpesh herë edhe fluks në qendrat e votimit.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që sot ishin planifikuar zgjedhjet për Kryetar të PD Dega Bulqizë.
Për shkak se nuk u gjet frymë konsensuale për procedurat e zgjedhjeve, u vendos që në këtë degë zgjedhjet të organizohen ditën e martë.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do njoftojë në vijim për datën e re të organizimit të zgjedhjeve në PD Dega Bulqizë.