Kë njeh KQZ si drejtues të PD-së, “Berishën” apo Alibeajn? Përgjigjet Ilirjan Celibashi

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi është pyetur sot se kë njeh ky institucion si kryetar të PD-së.

Celibashi është shprehur se nuk ka tagër për të dhënë një përgjigje të tillë, pasi sipas tij ka të tjera institucione kopetente që merren me këtë punë.

“Nuk mund ta themi sa kohë nuk kemi nevojë për të konfrontuar dokumentacionin. Informacioni mund të merret në gjykatën e Tiranës, që është i vetmi institucion që tregon se kush është organi drejtues i një partie politike. Mund ta themi kush ka qenë në zgjedhjet e 6 marsit, po jo sot. Nuk kemi asnjë tagër”, tha ai.

Kujtojmë se edhe pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, përplasjet në PD, nuk u shuan. Pak kohë më parë Gjykata e Tiranës njohur Komisionin  e Rithemelimit si drejtues të Partisë Demokratike, por Enkelejd Alibaj u la si kryetari i komanduar i PD-së, pas largimit të Bashës. Ndërkohë Alibeaj ka bërë edhe një ankesë për zhbërjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës që njeh Rithemelimin në krye të PD-së./albeu.com/