Komisioni i Rithemelimit mbërrin në selinë e PD, dera vazhdon të jetë e kyçur

Komisioni i Rithemelimit mbërrin në selinë e PD, por dyert vazhdojnë të jenë të kyçura.

Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri kanë qenë dy personat që kanë tentuar të futen brenda duke trokitur, por askush nuk i hapi dyert.

Më pas ashtu si dje, ata kanë dhënë një deklartatë për mediat.

Kemi ardhur këtu me drejtuesit e tre degëve të Tiranës, me Gentin dhe Ivin dhe kishim caktuar një mbledhje pune dhe vend tjetër për ta bërë përveç shtëpisë sonë nuk ka. Kjo është kthyer në një shtëpi e mbyllur. Është kthyer në një bunker.

Kujt i shërben kjo? Të gjejë dikush një të mirë publike, një interes, që opozita të kthehet në burg, bunker. I shërben vetëm Bashës që të mbajë karrigen e tij dhe Ramës. Opozita është në këmbën ditën e shtunë do ta çlirojë këtë bunker, do ta kthejë në shtëpinë e madhe të demokratëve. Opozita duhet t’i ketë dyert e hapura” tha deklaroi Aldo Bumçi

/albeu.com

 

 


Shtuar 6.01.2022 11:24