Sot, Komisioni i Medias ka përzgjedhur dy kandidatët përfundimtarë që do të garojnë për detyrën e kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Kandidatët janë Helion Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët do të kalojnë për votim në seancën parlamentare të së enjtes, më 13 mars.
Në garën paraprake ishin 5 kandidatë, ndërsa Komisioni përzgjodhi dhe emrat për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së, të cilët do të dërgohen në parlament për t’u votuar.
Kandidatët për anëtarë të Këshillit Drejtues janë: Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Eno Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.
Kujtojmë se, në shkurt të këtij viti, Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, dhe anëtarët e tij u shkarkuan nga Kuvendi me shumicë votash për procedurë të paligjshme në zgjedhjen e drejtorit të RTSH-së.