Kreu i Bashkisë së Elbasanit, Gledian LLatja ka dalë sot para Komisionit Hetimior të Inceneratorëve ku ka dhënë dëshminë e tij. Ai u shoreh se nuk ka dijeni nëse stafi i bashkisë së paraardhësit të tij Qazim Sejdini ka pasur kontakt me Klodian Zoto.
Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku ka pyetur kryebashkiakun në lidhje me informacionin që ai ka për shpalljen e emergjencën mjedisore në 2014 ku ai është përgjigjur se dokumentet që ai zotëron nuk e kanë një gjë të tillë dhe ngulmon se ajo që ai disponon është kërkesa e bashkisë së Elbasanit drejtuar qeverisë së kohës në 2007.
“Në dijeninë time në 2007 ka nisur një kërkesë që në fillim i është kërkuar kryeministrit të kohës Sali Berisha dhe në kuadër të emergjencës së mbetjeve në 2008 është dërguar ministrit Genc Ruli. Në 2008 këshilli bashkiak i Elbasanit ka miratuar dhe i ka drejtuar një shkresë qeverisë së kohës për gjendjen në të cilën ndodhen, në këtë studim në pikën e dytë të tij është e përcaktuar qartë dhe kanë qenë tre vende. Vendi pranë fabrikës së qimentos, pranë Komunës Papër në Elbasan dhe pranë ish kombinatit metalurgjik komuna Bradashesh ku jemi dhe sot”, ka thënë ai.
Ndërkohë deputeti i PD-së Luçiano Boçi në pyetjet e tij kryebashkiakut ka kërkuar që në dokumentet që ai zotëro ka një procedurë mbyllje për emergjencën mjedisore në këtë bashki?
Llatja është përgjigjur se as në kohën që ai ka qenë prefekt dhe tashmë kryebashkiak nuk ka asnjë procedurë të tillë.
Pjesë nga dëshmia:
Luçiano Boçi: Në 2008 kush ishte kryetari i bashkisë?
Gledian Llatja: Qazim Sejdini .
Luçiano Boçi: E di Vendin dhe propozimet dhe propozimet që ju keni janë landfill apo incenerator?
Gledian Llatja: Vend depozitim për mbetjet.
Luçiano Boçi: Projekti që keni përfshin ndërtimin e landfillit apo të inceneratorit? A përmendet incenerimi aty?
Gledian Llatja: Në këtë dokument në 2008 flitet për vend depozitim të përgjithshëm mbetjesh. Flitet për volume dhe sipërfaqe nuk e di nëse flitet për incenerim duhet që të lexohet i gjithë volumi.
Luçiano Boçi: Keni qenë dhe prefekt në cilën periudhë?
Gledian Llatja: Janar deri në mars 2019.
Luçiano Boçi: Është shpallur emergjenca mjedisore, a është mbyllur?
Gledian Llatja: Absolutisht Bashkia e Elbasanit ka akoma një çështje që nuk është zgjidhur. Ndërsa për ndotjen ka marrë zgjedhje dhe ka marrë zgjidhjen e duhur. Ndotja u agravua vit pas viti. Nuk jam në dijeni të shkresës së Sejdinit të vitit 2014. Një akt të tillë nuk ka pasur në dijeninë time.