Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, PS braktis në mes mbledhjen

Deputetet e PS kanë braktisur mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, dhe shkak për këtë u bë vendimi për të votuar nen më nen të rregullores së Kuvendit.

Gjatë votimit, kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj, po bënte miratimin e neneve vetëm me votat e deputetëve të opozitës, ndërsa deputetët e mazhorancës kanë kërkuar fjalën e tyre për të kundërshtuar disa prej neneve.

Ndërsa Aliebej nuk u ka dhënë fjalën, ata vendosën të largoheshin nga mbledhja, duke vazhduar që prej deputetit Nasip Naço. Kjo bëri që neni 5 dhe 6 të mos miratoheshin pasi në sallë nuk ishte shumica e nevojshme për miratim. /albeu.com/


Shtuar 22.10.2021 12:20