Komisioni Europian: Nuk i njohim talebanët, komunikim vetëm për të shpëtuar jetë njerëzish (VIDEO)

Kreu i Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh se Europa nuk e njeh regjimin e talebanëve. Sipas saj ata janë future në bisedime teknike me ta vetëm e vetëm të shpëtojnë sa më shumë jetë njerëzish, në vendin ku të gjithë po tentojnë arratisjen.

“Ne kemi kontakte operacionale me talebanët, të nevojshme sa për të lejuar evakuimet nga Afganistani, por nuk ka dialog politik me luftëtarët islamikë”, u shpreh ajo.

Komentet Leyen i bëri të shtunën në prag të vizitës që pritet të zhvillojë në Madrid, në qendrën e krijuar për refugjatët afganë.

“Është shumë e rëndësishme të dallohen dy aeroplanë”, shpjegoi kreu i BE-së.

“Ne kemi kontakte operacionale me talebanët, pasi duhet të diskutojmë për mënyrat se si mund t’i lejojmë qytetarët të arrijnë në aeroport. Në këtë rast ne jemi të detyruar të mbajmë kontakte për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzore, por dialogu politik është diçka krejt tjetër. Nuk ka dialog politik me talebanët, ne nuk i njohim talebanët”, theksoi Leyen.

Para saj, ishte Angela Merkel e cila theksoi nevojën e bisedimeve me krekët taleban, për të bërë më të thjeshtë evakuimet nga Afganistani./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 17:03