KOMBËTARJA/ Reja publikon listën për dy ndeshjet e radhës, ka risi në portë (FOTO LAJM)

Trajneri i kombëtares, Edi Reja ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e radhës të kuqezinjve. Bëhet fjalë për dy sfida miqësore të datës pesë dhe tetë qershor, respektivisht ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke, të dyja në transfertë.

Në listën e Rejës bien në sy risitë në portë ku janë grumbulluar Alen Sherri i Laçit dhe Romeo Harizaj i Apolonisë, ndërsa nga ana tjetër janë rikthyer të jenë pjesë e kombëtares emra si Taulant Seferi, Trashi apo edhe Çekiçi.

Pa harruar edhe Bekim Balaj, i cili gjithashtu së fundmi ka qenë larg kombëtares. Ndërkaq në ofensivë këtë herë nuk është Armando Broja që mund të grumbullohet me Shpresat.


Shtuar 26.05.2021 11:10