Një ngjarje si ajo e vitit 2015 në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, do të ngriste teori të ndryshme konspirative për të vërtetën, e cila me një pikëpyetje të madhe diskutohet edhe tani 6 vite më vonë.
Rasti nuk është zbardhur ende në plotni, që rrjedhimisht ngrit dyshime se e vërteta po mbahet e heshtur. Expose sjellë rrëfimin ekskluziv të një prej pjesëtarëve të grupit të ashtuquajtur si Grupi i Kumanovës, Muhamet Krasniqi i njohur si “Komandant Malisheva” i cili deri në detaje rrëfen mënyrën e organizimit të sulmit në shtetin maqedonas.
Bazuar në rrëfimin e Komandant Malishevës, i cili kishte hartuar edhe një plan të sulmit në shtetin e Maqedonisë së Veriut, kuptojmë se qëllimi i tyre kishte qenë më i madh se sa konflikti i Kumanovës, për të cilin ka pohuar se ka rrjedhur si rezultat i dështimit të atij plani.
Në disa teori konspirative të cilat nuk janë vërtetuar kurrë, thuhet se Grupi i Kumanovës është paguar për të realizuar një skenar të tillë të konfliktiti çfare ishte ai i vitit 2015. Por për një të vërtetë tjetër rrëfen Muhamet Krasniqi, i njohur si ‘Komandant Malisheva’ i cili në lagjen e Trimave ishte vendosur i fundit.
“Komandant Malisheva” pohon se ka prova të mjaftueshme për të dëshmuar të kundërten e asaj për të cilën janë dënuar për terrorizëm.Më poshtë ndiqni rrëfimin e plotë të Muhamed Krasniqit i njohur si “Komandant Malisheva”. /GazetaBlic/