Shkenca ka pranuar së fundmi se virgjëria nuk ekziston si koncept mjekësor. Debati nga Mbretëria e Bashkuar e Italia, u zhvendos edhe në ‘Abc e pasdites’ me Ermal Peçi. Miqtë e tij që diskutuan rreth këtij lajmi mjekësor ishin Ina Kollcaku, Milaim Zeka, Marsela Lekli dhe Erida Biba.
Ina Kollçaku nënvizoi se akoma merr mesazhe nga vajzatë virgjëra, të cilat paragjykohen kur vjen puna tek kjo pikë.
“Janë shumë vajza të virgjëra të cilat po paragjykohen për pjesën e virgjërisë. Krijohet një ekstremitet a duhet të jemi të virgjër apo s’duhet të jemi të virgjëra, kur në fakt pyetja duhet të jetë “ A ndjej unë që ky do të jetë partneri im apo jo?””, tha Ina. Ajo shtoi se këto vajza janë shumë herë më të tronditura se sa vajzat që mund të paragjykohen sepse nuk janë të virgjëra.
Ermali i pyet për himenoplastikën, ku shumë vajza kanë shpenzuar mijëra euro për riqepjen si do ndiheshin kur sot vihet në pikpyetje virgjëria?
“Ajo riqepja që thatë ju është skandaloze, por është e detyrueshme dhe prishen për shkak të virgjiniteti. Për t’ju përgjigj, po nisem nga vetja. Gruan time e pyeta për herë të parë a e ka dikënd që je e dashuar dhe dëshiron të martohesh me të, më tha pse po më pyet, sepse unë dua të martohem me ty, I thashë. Nuk e pyeta e je virgjër, a ke te dashur, sepse unë besoj të dashuria. Kurrë se kam menduar virgjërinë e gruas….Unë kurrë s’kam bërë seks me Inën, por e du shumë. Dhe unë dashurinë e shoh te shoqet, vajzat te të gjithë njerëzit”, tha Milaimi.
Për fat të keq pjesa më e madhe meshkujve shqiptar e shohin dashurinë me virgjerinë dhe vetëm me marrëdhëniet seksuale. Milaimi shtoi se po ti na heqesh rrobat moderne mashkullit shqiptar është si me jetu në Afganistan.