Kokainën gati për shitje, tre të arrestuar në Durrës

Tre persona në Durrës janë vënë në pranga pasi u kapën nga policia duke transportuar një sasi të konsiderueshme kokaine. Me finalizimin e operacionit të koduar “Tapiza”, u arrestua 27-vjeçari me iniciale A. B.,  i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Po ashtu, në pranga janë vënë edhe L. L., 58 vjeç dhe L. L., 28 vjeç, babë e bir banues në Tiranë. I riu ka qenë i dënuar më parë edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ata u arrestuan në në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, pasi policia kishte marrë informacione se po transportonin një sasi të konsiderueshme kokaine.

Në mjetin tip “Volkswagen”, që drejtohej nga 28-vjeçari me iniciale L.L., u gjet në kroskot, 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Shtuar 26.03.2021 09:05