Kokaina nga Belgjika dhe Holanda drejt Italisë, kapen 86 kg drogë

Grupi i trafikantëve shqiptarë që transportonin kokainë nga Amerika e Jugut përmes Holandës drejt Italisë e Europës u janë sekuestruar sot dhe 86 kg të tjera drogë.

Sasi kokainë dhe hashashi që nëse do hidhej në treg pritej të sillte një fitim mbi 2.5 milionë euro.

Në kuadër të operacionit “Maffi”, i cili çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë me banim në Holandë e që trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut përmes porteve holandeze drejt Italisë dhe Europës.
Pikërisht ky operacion ka çuar në sekuestrimin e një sasie tjetër të madhe droge sot, rreth 86 kg, prej të cilave 42 kg janë kokainë, 44 kg hashash e 300 gramë pluhur përgatitje për dozat e drogës.


Shtuar 12.11.2021 21:22