Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u bëri thirrje qytetarëve sot që t’i besojnë kandidatëve të nxjerrë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Meta u ndal te kandidatura e Belind Këlliçit për bashkinë Tiranë, të cilën e vlerësoi duke thënë se plani i Këlliçit sjell shumë të mira.
“Koalicioni Bashkë Fitojmë është një ortek i pandalshëm. Është realizuar në një plan fantastik me kandidatët tanë. Kemi Belind Këlliçin që ka plan për uljen taksave që do të përfitojë bizneset dhe sipërmarrësit. Përfitojnë vetëm qytetarët, të vetmit që s’janë të kënaqur, janë oligarkët. Ne kemi qëllim të fitojmë qytetarët shqiptarë në mënyrë që të mos na largohen nga vendi”, tha Meta.
Gjithashtu sot u zbulua edhe lista e koalicionit Meta-Berisha, “Bashkë Fitojmë” për këshillin bashkiak të Tiranës.
Lista ka 62 emra dhe kryesohet nga mjeku Ilir Alimehmeti. Alimehmeti doli i dyti në garën e primarëve për Tiranën, ku do shkonte në balotazh me Belind Këlliçin, por që u tërhoq nga gara.
Po ashtu në listë është edhe Silva Caka, Endrit Braimllari dhe gazetarja Beti Njuma.
Lista e plotë
- Ilir Alimehmeti
- Silva Caka
- Endrit Braimllari
- Beti Njuma
- Arben Tafaj
- Floida Kërpaçi
- Tedi Blushi
- Ilda Zhulali
- Dorjan Teliti
- Ana Azizaj
- Artan Distafa
- Albana Kepi
- Jonathan Pano
- Erion Bixha
- Genci Gjokutaj
- Keida Kaceli
- Fatjon Bathorja
- Brunilda Paskali
- Blerdi Liçaj
- Endire Bushati
- Julian Deda
- Elona Dhima
- Luçian Qafoku
- Adriana Kalaja
- Bledar Marku
- Elona Guri
- Ardian Elezi
- Festime Serjani
- Gentian Kaprata
- Nasilda Shyti
- Artur Alstafa
- Ajshe Isha
- Esmeralda Demiraj
- Besmir Hoxha
- Rudina Koro
- Redjon Zefi
- Valdete Dashi
- Besfort Dashi
- Besford Dorezi
- Enkeleda Fejzo
- Emiljano Kapllani
- Brunilda Haxhiu
- Xhoel Nonaj
- Dave Marku
- Endrit Memia
- Iva Çarçiu
- Enkelejd Doda
- Viola Vrana
- Nikolin Çali
- Elda Mustafa
- Ermand Bajrami
- Anisa Ibra
- Darius Vishkurti
- Brunilda Salaj
- Adan Kaba
- Eva Metaj
- Dorel Memoçi
- Anxhela Lami
- Ergys Mollaymeri
- Enkelejda Hajderasi
- Artemis Peca
- Menada Bregu
/albeu.com/