Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përshëndet hapjen e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë dhe thotë se atmosfera ka qenë vëllazërore. Edhe përse kreu i KMSH, Bujar Spahiu mungoi në ceremoni për shkak se nuk preferohet nga presidenti Erdogan, atje ishte i pranishëm Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja.
Institucioni shpreh mirënjohjen e tij të thellë për atë që e cilëson popullin vëlla turk, Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Entin për Çështjet Fetare (Diyanet) dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për jetësimin e Xhamisë.
“Lusim Allahun e Madhëruar që me realizimin e ëndrrës shumë vjeçare të besimtarëve myslimanë të Tiranës e mbarë besimtarëve shqiptarë, ta bekojë këtë xhami me mirësitë e Tij të pafundme, ta bëjë një vend ku lartësohet dhe nderohet emri i Tij me adhurime e lutje të sinqerta, ta bëjë një vend ku përhapet dija, dashuria, atdhedashuria dhe respekti”, vijon deklarata.