Barcelona në vendin e parë, Real Madridi i dyti dhe në të tretin Bayerni i Mynihut.
Ky është podiumi i klubeve më të mira në botë në dekadën së fundit, sipas IFFHS, Federatës Ndërkombëtare të Historisë së Futbollit dhe Statistikave.
Kjo është hera e dytë që Barcelona vlerësohet si klubi më i mirë i dekadës, pasi është renditur në vend të patë edhe për periudhën 2001-2010. Në thelb, kjo renditje ndërkombëtare e kurorëzon ekipin e Messit më të mirin e 20 viteve të fundit.
Barça, thekson IFFHS, ka qenë klubi më i fortë në tre nga dhjetë vitet e fundit, por hera e fundit ishte në vitin 2015; Reali ka pasur sukses dy herë (i fundit, në vitin 2017), sikurse Bayerni i Mynihut, që ishte në çatinë e Botës në sezonin e fundit 2019-2020, pa harruar 2012-2013.
Tri janë klubet spanjolle në 10-shen më të mirë, katër janë angleze, një franceze (PSG) dhe një italiane (Juventusi).
10 klubet më të mira të dekadës (2011-2020)
1/ Barcelona (Spanjë) 2.877 pikë
2/ Real Madrid (Spanjë) 2.782
3/ Bayern Munchen (Gjermani) 2.594.5
4/ Paris Saint Germain (Francë) 2.357
5/ Atlético de Madrid (Spanjë) 2.302
6/ Juventus (Itali) 2.272
7/ Chelsea (Angli) 2.113
7/ Manchester City (Angli) 2,113
9/ Manchester United (Angli) 2,020
10/ Arsenal (Angli) 2,016