KLP ka pezulluar nga detyra prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota për shkak të masës së sigurisë personale “arrest me burg”, respektivisht “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur, sikundër kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit.
“Me 10 vota pro në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi, KLP pezullon nga detyra prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota për shkak të masës së sigurisë personale “arrest me burg”, respektivisht “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./albeu.com