Klopp lavdëron Interin: Skuadër e shkëlqyer, më vjen mirë që nuk ndeshemi çdo javë me ta

Pas humbjes së djeshme ndaj Interit, por që arritën kualifikimin, tekniku i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur pas ndeshjes duke thurur lëvdata ndaj Interit.

“Më vjen mirë që nuk përballemi me Interin çdo javë, ata janë një kundërshtar shumë i ndërlikuar. Ata janë luftëtarë, janë luftëtarë”, pranoi fillimisht Klopp për “BT Sport” pas ndeshjes.

Të lidhura

None found

“Vështirësitë që patëm ishin shumë afër asaj që prisja. Interi është një skuadër vërtet, shumë e mirë, e përgatitur për këto lloj ndeshjesh”.

“Pa luajtur shkëlqyeshëm, ne patëm shanse të pastra. Ne mund të kishim bërë më mirë kundër një kundërshtari që e bën jetën të pakëndshme”.

“Ishte një lojë vërtet interesante. Në fund ne e humbëm ndeshjen, e cila padyshim nuk ishte e lezetshme, nuk erdhëm këtu për të humbur një ndeshje në shtëpi”.

“Kundërshtari na shkaktoi probleme, por nëse i kishim shfrytëzuar rastet, fitonim këtë lojë. Humbëm shumë topa të thjeshtë”, u shpreh tekniku gjerman./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.03.2022 09:52