Klopp: Mirëpresim këdo që do të jetë finalisti i radhës

Pas fitores ndaj Villarrealit, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp komentoi arritjen e ekipit të tij në finale të Champions League.

“Kjo finale është si e para, është e jashtëzakonshme. Ne e ndërlikuam ndeshjen tonë, por e dinim që do të ndodhte. E rëndësishme është të reagosh në kohë. Ne pësuam gol pas tre minutash dhe ishte e kundërta e asaj që donim, por ne qëndruam në fushë kundër një ekipi dhe trajneri të jashtëzakonshëm.

Të lidhura

None found

Na penguan të luanim futbollin tonë, ruanin inercinë, por në fund të pjesës së parë u thashë djemve se mjaftontë një situatë për të përmbysur lojës dhe befas ndodhi ajo që doja. Intervali ishte i rëndësishëm, nuk kishte situata për të treguar, për të korrigjuar gjërat, por duhej të bënim mirë atë që dimë të bëjmë më mirë.

E rëndësishme ishte reagimi. Ishim të qetë, duhej të pranojmë se Villarreali i pjesës së parë duhej të shkonte në finale. Tani këdo që do të gjejmë në finale do të jetë një ndeshje e madhe, nuk e kam problem cili do të jetë, por që fiton ai që do ta meritojë dhe do të shihemi në Paris”, është shprehur tekniku gjerman i Liverpool./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.05.2022 08:22