Klopp: Interi vjen nesër në Anfield për fitore, jemi me fat që mungon Barella

Pas humbjes 0-2 në San Siro, Interi nesër mbrëma do të kërkojë suksesin në Anfield në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve. I pari që prezanton këtë ndeshje të madhe evropiane është trajneri Jurgen Klopp, i cili foli në një konferencë për shtyp në qendrën e tij sportive në Liverpool.

A ekziston rreziku për të nënvlerësuar Interin nesër ?
“Ne nuk duhet të gabojmë duke menduar se jemi tashmë të kualifikuar, ka ende një ndeshje për të luajtur. Shumë ekipe në të kaluarën kanë rikuperuar 0-2. Ndeshja e parë në San Siro ishte shumë e vështirë, rezultati përfundimtar i ndeshja nuk duhet të mashtrojë. Ne e dimë që Interi ka shumë cilësi dhe se vjen nga fitorja 5-0. Zikaltërit nuk do të vijnë këtu me pushime dhe nesër do të përballen me ne për të fituar”.

Rezultati 2-0 është rezultati që është përmbysur më shpesh në futboll. Nëse jeni vetëm në gjysmë të rrugës dhe mendoni se tashmë e keni përfunduar udhëtimin tuaj, atëherë jeni në rrugën e gabuar. Rezultati përfundimtar i ndeshjes në San Siro ishte shumë më mirë se sa e prisja, nesër na pret një lojë shumë e vështirë. Në turin e fundit të kampionatit u rikthye Dzeko dhe Lautaro po ashtu… Fatmirësisht kundër nesh do të jetë i pezulluari Barella (buzëqesh), të cilin e bëri dy asistime me Salernitana”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.03.2022 14:35