Klodiana Lala për vrasjen e Egli Progës: Nuk pati gjobëvënie, ja e vërteta

Gazetarja Klodiana Lala foli për vrasjen e ndodhur disa ditë më parë në Pogradec.

Sipas gazetares, ngjyrimi që ka marrë ngjarja ka qenë i panevojshëm.

Sipas saj, nuk ka të dhëna që Egli Proga njihej me dhunuesin e tij Denis Meçe.

Lala tha në një intervistë për Euronews Albania se të gjitha të dhënat tregojnë se ka qenë një konflikt i çastit ai që më pas degradoi dhe çoi në rrahjen brutale që i mori jetën 42-vjeçarit.

“Është një dramë e madhe që babai i dy fëmijëve del nga shtëpia për t’u nisur për në vendin e punës dhe lë dy fëmijë jetim nga disa njerëz të papërgjegjshëm e të pandëshkuar të cilët bëjnë ligjin në zonë.

Autori i dyshuar është njeri me rekorde të theksuara kriminale, familja e tij në tërësi është problematike.

Ajo që mua nuk më rezulton e konfirmuar në asnjë burim policor, është se nuk ka asnjë kërkesë apo një gjobëvënie në drejtim të viktimës.

Ka pasur një përplasje në lokal. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja dhe ata janë sharë me njëri-tjetrin, kanë dalë jashtë dhe Denis Meçe e ka goditur.

Në momentin që ka rëndë ka pësuar edhe dëmtime të tjera të rënda”,-tha Lala.


Shtuar 14.08.2024 22:27