Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, në protestën që po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës shprehet se policia jonë është më e pasur në botë.
Gjithashtu, balliu thekson se; “kapelja e policëve “Made in Plarent Ndreca”, kushton 500 euro, më shtrenjtë se Dolce&Gabbana”.
“Kjo është një qeveri që funksionon vetëm em fasadë. Këta nuk kanë produkt. Këta flasin për një Shqipëri që ecën përpara në ekonomi, ndërkohë ne kemi rrogat më të ulëta në rajon.
Shikoni vetëm Erion Veliajn që është shembulli i falsitetit. Madje shikoni edhe vetë Policinë e Shtetit. Po të shikosh në letra, Policia jonë është Policia më e pasur në botë.
A e dini ju efektivë të dnershëm të Policisë?! Juve ju kushton kapelja 500 euro. Tani hapeni pak kapelen, se 300 euro bën kapelja e Dolce& Gabbana-s.
Shikojeni. Ju e keni “Made in Plarent Ndreca”!!! Është më i shtrenjtë ai. “Made in Plarent Ndreca” është më shtrenjtë se Dolce&Gabbana!”.