Kleriku ukrainas foli për Putin, momenti kur priftit rus i ngrihen nervat dhe e sulmon me kryq (VIDEO)

Gjtë një funerali të një ushtaraku disa ditë më parë ka ndodhur një incidentku prifti rus Mykhailo Vasiliuk i Patriarkanës së Moskës ka sulmuar klerikun ukrainas Anatoly Dudko.

Shkak për sulmin në fjalë ishin komentet e klerikut ukrainas për presidentin rus, Vladimir Putin.

Videon e ka postuar inspektori lokal Serçig Timkov, i cili ka bërë të ditur se kleriku pasi është sulmuar me kryq nga prifti, ka pësuar lëndime të lehta.

Sipas mediave ukrainase, Dudko citohet të ketë thënë se Vladimir Putin e nisi luftën në Ukrainë pjesërisht për të mbrojtur besimtarët e Kishës Ortodokse Ruse, gjë që shkaktoi një reagim të fortë nga prifti rus.

“Për mendimin tim, incidenti kalon kufirin e arrogancës. Në bazë të asaj që kemi parë, unë kërkoj nga organet e rendit të sigurojnë rendin në çdo tubim ku ka konflikt”, tha Timkov./albeu.com


Shtuar 29.07.2022 12:25