LIVE/ Ndërprerja e energjisë, Berisha: Kërcënim i Ramës, Shqipëria nuk ka mungesë energjie

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar një bashkëbisedimme gazetarët që është i përjavshëm tanimë të premteve.

Berisha e ka nisur bashkëbisedim duke komentuar për paralajmërimin e Ramës për ndërpjerjen e energjisë elektrike në të ardhmen.

Për Bërishën ky është një kërcënim nga kryeministri Rama, ndërsa thekson se Shqipëria nuk ka mungesë të energjisë.

“Kryetemë e sotme është kërcënim që Rama u bën qytetarëve shqiptarë me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe rritjen e çmimit të saj për konsumatorët. Sipas tij, kjo do të ndodhë pasi cmimi i energjisë elektrike në bursë ka arritur në 600 euro e se Gjermania ka nisur ndërprerjet. Para se të komentoj këto deklarata, dua të sqaroj Shqiptarët se falë hyrjes së Kaskadë së devollit e mbi 50 hidrocentrale të tjera, Shqipëria ka prodhuar, 8.9 terravat energji elektrike, prodhim rekord që nuk e ka patur kurrë më parë. Pra, Shqipëria ka pasur një tepricë të mirë prej së paku 2 terravat eksport. Sepse, konsumi total i energjisë elektrike, në Shqipëri është 7.2 terravat kurse konsumi i rregulluar me taria është 5.3. Si ndodh atëherë?,” u shpreh Berisha./albeu.com