Klaudia Pepa ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie. Pas performancës së modeles Cindy Marina në “Dance Albania” nën ritmet e këngës “Perfect” të Ed Sheeran, balerina tha se kjo është kënga e saj e dashurisë, duke nënkuptuar se është në një lidhje. Pavarësisht ngacmimit nga moderatorja Alketa Vejsiu, Pepa nuk dha emër të personit me të cilin është në një lidhje.
Pjesë nga biseda:
Klaudia Pepa: Në disa momente ishte si një balerinë e vërtetë. Pastaj, e gjithë performanca kishte një magji, me tymin, me muzikën time që kjo kënga është muzika dhe kënga ime e dashurisë.
Alketa Vejsiu: Me kë e ke këtë këngën ti?
Klaudia Pepa: Me dashurinë.
Alketa Vejsiu: Dashuria kush është?
Klaudia Pepa: (Qesh) E vetmja vërejtje që mund të bëj është se të pashë kësaj here një largësi me partnerin. Megjithatë, e gjithë performanca ishte shumë bukur.
Ermal Mamaqi: Aman na e trego se kush është ai. A është në këtë sallë, në këtë qytet?
Klaudia Pepa: Jo.
Ermal Mamaqi: A është në këtë planet?
Klaudia Pepa: Po.