E dini cilat janë shenjat më inteligjente në zodiak? Zbulojini.
Bricjapi. Kjo shenjë është shumë e logjikshme e pragmatike prandaj konsiderohet edhe si më inteligjentja e zodiakut.
Akrepi. Personat e kësaj shenje janë ndër më diplomatët dhe e njohin shumë mirë veten. Kur marrin vendime ata janë neutralë dhe tejet të kujdesshëm, madje i besojnë mjaft edhe intuitës. Inteligjenca emocionale tek ta është shume e larte.
Binjakët. Personat e kësaj shenje janë shumë kureshtarë dhe gjithë kohës në kërkim të ideve të reja për t’ia dalë mbanë. Suksesin e arrijnë fala karakterit reflektues kombinuar me ambicien. Ata dinë përherë si të veprojnë.
Ujori. Kjo është shenja me më shumë gjallëri nga të gjitha. Logjika dhe reflektimi janë pikat më të forta dhe të gjithë ju kërkojnë mendim për të zgjidhur problemet pa dramatizuar asgjë. Personat e kësaj shenje janë edhe mjaft racionalë.
Demi. Personat e kësaj shenje arrijnë ta zhvillojnë inteligjencën e tyre me kalimin e kohës. Ata mësojnë nga gabimet dhe nuk i përsërisin më.
Gaforrja. Personat e kësaj shenje janë sa kreativë aq edhe të devotshëm. Mjaft diskretë, ata e bëjnë çdo gjë me kujdes dhe të mirëmenduar. Gjithmonë dinë të përshtaten me çdo situatë.
Peshqit. Personat e kësaj shenje kanë një kujtesë shumë të mirë, por emotiviteti është ai që mund t’iu shkaktojë probleme. E mira është që ata të mësojnë të reflektojnë më shumë dhe jo të ecin me emocione.
Shigjetari. Personat e kësaj shenje janë ata me “inteligjencë shkollore”. Në mësim ata veçohen përherë nga rrjedhshmëria e mendimeve dhe ja dalin më së miri nëse përpiqen fort.
Peshorja. Personat e kësaj shenje jo se nuk janë inteligjente, por kanë frikë dhe ndjekin përherë të tjerët. Po vendosën të shkëputen dhe të bëjnë vetë zgjedhje kanë për t’ia dalë përherë.
Luani. Inteligjenca e këtyre personave është sociale. Ata dinë të përshtaten me grupe apo situata të ndryshme. Gjithsesi në tërësi nuk janë ndër ata më inteligjentët.
Virgjëresha. Kjo shenjë mëson shumë shpejt, por e ka të vështirë të përshtatet me të rejat. Mirë është që personat e kësaj shenje të tregohen disi kritikë dhe të mësojnë të shprehin mendimet.
Dashi. Personat e kësaj shenje janë inteligjentë, por e kanë shumë të vështirë të përqendrohen. Shpesh ata e kanë mendjen në disa gjëra njëherësh dhe nuk arrijnë të rregullojnë problemet.