“Kjo është traumë mbi traumën”, zëdhënësi i UNICEF: Fëmijët sirianë kanë nevojë për shumë gjëra pas tërmetit

Zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, ka treguar rreziqet e rënda me të cilat përballen fëmijët në zonat e goditura nga tërmeti në veriperëndim të Sirisë.

“Tani për tani, ata kanë nevojë për gamën e plotë të mbështetjes”, tha ai për Al Jazeera, duke renditur ujin e pastër, ushqimin, batanijet dhe mbështetjen psikologjike si disa nga kërkesat më urgjente.

“Është fjalë për fjalë gjithçka për fëmijët që 10 ditë më parë i shpëtuan betonit të rrënuar me pizhame në të ftohtin e acartë”,  shtoi ai, duke vënë në dukje situatën tashmë të rëndë në rajonin e goditur nga lufta.

për këta fëmijë; çdo djalë apo vajzë e vogël që është 12 vjeç e lart, e gjithë jeta e tyre ka qenë konflikt”, tha ai.


Shtuar 16.02.2023 13:57