Politikani Pandeli Majko këtë të mërkurë ka marrë pjesë në seancën plenare, teksa kuvendi po diskuton Shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Majko është shprehur se secili ka perceptimin e tij ne lidhje me këtë nismë. Presidenti Ilir Meta është një individ i burgosur në pozicionin e tij.
Pjesë nga fjala e Majkos
Kryetari grupit parlamentar e di se unë nuk kam dashur t’a votoj këtë vendim. Por tashmë kam parë se Meta është bërë promotor i veprimeve shkelëse të kushtetutës. Shkurt e qartë mendoj se këshilla se më mirë të të urrejnë për atë që je sesa të të duan për atë që nuk je është rasi i sotëm. Mora fjalën për të thënë se unë do të votoj pro shkarkimit të Ilir Metës.
Ilir Meta ka qenë pjesë e jona dhe është votuar nga kjo masë, kjo është një votë që më dhemb shumë. Kur është miratuar kushtetuta e kanë pasur shumë të qartë vendimin për shkarkimin e presidentit. Ne do prodhojmë një akt që do kalojë në filtrin e Gjykatës Kushtetuese. Për tjerat do na gjykojë koha dhe ajo që do vijë.”