E pabesueshme por ka një lloj akulloreje aq të shtrenjtë sa nuk e keni imagjinuar. Një lugë e saj ndoshta do të kushtojë më shumë se të gjithë akulloret që do të keni ngrënë gjatë gjithë jetës suaj.
Akullorja në fjalë, e quajtur byakuya, ose ndryshe “nata e bardhë” në japonisht, aktualisht po kushton 880,000 jen (6,380 dollarë) për një shërbim, duke e bërë atë zyrtarisht akulloren më të shtrenjtë në botë, sipas Rekordeve Botërore Guinness.
Të lidhura
None found
Akullorja mbulohet me një gjethe ari të ngrënshme, dy lloje djathi dhe “Sakekasu“, një përbërës i ngjashëm me pastë që rrjedh nga procesi i bërjes së saj.
“Na u deshën mbi 1 vit e gjysmë për të realizuar këtë akullore, me shumë prova dhe gabime për të marrë shijen e duhur,” tha një përfaqësues nga kompania për Guinness world Records.
Kompania tha se misioni i saj nuk është vetëm për të bërë ëmbëlsira të shtrenjta, por për të krijuar një aventurë kulinare që bashkon përbërësit evropianë dhe ushqimet tradicionale japoneze./Albeu.com.
