Një grua e vrarë dhe 5 të plagosur si dhe një vajzë 10-vjeçe e lënduar nga ciflat e xhamit, ky ishte bilanci tragjik i një mbrëmjeje më parë në Tiranë, ndërsa u qëllua me breshëri kallashnikovi në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit.
Saga e hakmarrjes mes grupeve rivale është rikthyer sërish, por këtë herë ngjarja nëhet edhe më tragjike, pasi po vriten të pafajshëm. 58-vjeçarja Mimoza Paja ishte viktimë e një atentati kriminal, pasi ajo thjeshtë ishte në orën dhe vendin e gabuar, pa bërë asnjë faj, pasi shënjestra e vërtetë duket se ka qenë pronari i lokalit Fatjon Murati.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, policia bëri kontrolle dhe në banesën e Muratit, por ai nuk gjendej aty.
Në një instervistë për News 24 gazetarja Klodjana Lala, Lala u shpreh se Murati dyshohet se ka udhëtuar përmes Prishtinës e më pas për t’u larguar drejt Turqisë.
Sipas gazetares, grupi i Fatjon Muratit kishte përplasje të herëpashershme me Ervis Martinajn.
Klodiana Lala: Vrasësit që kanë shkuar aty kishin mundësi të kuptonin që në momentin kur qëllon në një lokal rrezikohet jeta e të gjithë personave. Mimoza Paja është vërtetë një viktimë e pafajshme, por atentatorët i kishin të qarta qëllimet. Hetimet fillojnë dhe nuk mbarojmë. Kemi një grua të vrarë dhe asnjë zbardhje të plotë.
Për të fortët ligji funksionon në mënyrë të njëanshme. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi përse u vra Mimoza Paja? Ka dyshime që Fation Murati është larguar përmes Prishtinës në drejtim të Turqisë. Ai lokal mund të ishte edhe më i populluar dhe mund të kishte edhe viktima të tjera. Bilanci mund të ishte edhe më i rëndë.
Fation Murati dhe miqtë e tij sigurisht që ruheshin, sepse grupi kishte përplasje të forta me Ervis Martinaj. E dimë që Ervis Martinaj humbi 13 miq të vrarë. Policia është duke hetuar këtë pistë të përplasjeve sepse kishte disa aleanca dhe grupime. Për sa kohë nuk është hetuar çfarë mund të pritet? Ishte një revansh ndaj grupit dhe vetë Ervis Martinaj. Por sa kohë një prokurori heton një ngjarje dhe njëra një tjetër atëherë do përballemi me situata të tilla.
/AlbEu.com/