Kishte kultivuar kanabis, arrestohet 25-vjeçari në Rrëshen

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar në Rrëshen të Mirditës. I riu u kap në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Mirditë

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga   25-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Kodër Rrëshen, Mirditë, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: J.J., 25 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në Kodër Rrëshen, Mirditë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 11:13