Policia ka arrestuar një 25-vjeçar në Rrëshen të Mirditës. I riu u kap në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Njoftimi i policisë:
Mirditë
Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 25-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Kodër Rrëshen, Mirditë, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: J.J., 25 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë.
Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në Kodër Rrëshen, Mirditë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./albeu.com