Përdornin nipin për të furnizuar me drogë Selitën, çifti ra në pranga të megaoperacionit policor

Florand Karemani dhe Mamica Korteshi janë çifti i bashkëshortëve të cilët ranë në prangat e Policisë së Shtetit në kuadër të megaoperracionit “Tempulli 2”.

Këta shtetas në bashkëpunim me nipin e tyre e kishin kthyer shitjen e lëndëve narkotike në “biznes familjar”. Florand Karmeni dhe Mamica Korteshi shisnin lëndët narkotike kokainë në zonën e Selitës, ndërsa nipi i tyre shkonte merrte paratë. Ashtu si dhe u bë me dije më herët çifti i bashkëshortëve jetnonin në katin e katër të një pallati në kryeqytetit i cili ruhej gjatë gjithë kohës nga kamerat e sigurisë.

Në momentin që efektivët shkonin për të ushtruar kontrolle këta shtetas asgjesonin drogën duke e hedhur në tualet.

Kujtojmë se në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, i cili u shtri në të gjithë vendin u goditën 7 grupe kriminale. Në prangat e Policisë, ashtu si dhe drejtori i Përgjithsshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri me dije ditën e djeshme nga 295 urdhërndalime u arrestuan në flagrancë 273 persona.


Shtuar 23.01.2024 18:08