Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vdekjen e turistit italian në Sarandë, i cili ndërroi jetë në spital.
Sipas burimeve, 33-vjeçari Domeniko Niccoli ishte për pushime me familjen në Sarandë.
Në spital ai ka shkuar direkt nga plazhi pas shfaqjes së problemeve me zemrën.
Gjithashtu mësohet se 33-vjeçari kishte konsumuar shumë alkool dhe kur është futur në det nuk është ndjerë mirë.
Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku edhe pse iu dha ndihma e parë mjekësore nuk mundi dot të mbijetonte.
Sipas bluzave të bardha të Sarandës shkak për vdekjen e tij ka qenë arresti kardiak.
Ndërkohë trupi i tij do te transportohet drejt Tiranës për t’iu nënshtruar një ekspertize mjekësore më të detajuar për të mësuar shkaqet e vdekjes./albeu.com/