Një 64-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen “Mbrostar Ferko” në Fier.
Bëhet fjalë për Viktor Cukon, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët dhe kishte një jave që nuk dilte nga banesa.
64-vjeçari jetonte i vetëm ndërsa familjarët e tij ndodhen jashtë vendit.
Policia, shërbimi zjarrfikës dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për tëzbardhur rrethanat në tëcilat Cuko ka ndërruar jetë.
Ai është gjetur i pajetë në shtratin e vet dhe dyshimet paraprake janë se vdekja ka qenë për shkaqe natyrale. Trupi i 64- vjeçarit është transportuar drejt morgut te qytetit. /albeu.com