Një 61 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi dyshohet se ushtronte në mënyrë të paligjshme aktivitetin e këmbimit valuator dhe fshihte të ardhurat prej tij.
Raportohet se shtetasi me iniciale F. M. u kap në flagrancë nga autoritetet përkatëse duke ushtruar aktivitetin si kambist pa licencën e nevojshme, ndërsa në kuadër të operacionit u sekuestruan rreth 20 milionë lekë të vjetra dhe 15 mijë euro, para të cilat i shërbenin aktivitetit të paligjshëm.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Durrës / Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”, goditet një rast tjetër i paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare.
Ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara prej tij, vihet në pranga 61-vjeçari (kambist).
Sekuestrohen rreth 2 000 000 lekë të rinj dhe 15 000 euro, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë ligjore, në vijim të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, konstatuan dhe goditën një rast tjetër të fshehjes së të ardhurave dhe të informalitetit.
Si rezultat, u arrestua shtetasi F. M., 61 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Durrës, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan rreth 2 000 000 lekë të rinj dhe 15 000 euro, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.