Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia greke me akuzën e trafikut të drogës.
Gjatë kontrollit policia i gjeti 73 gram kanabis të fshëhur në një vend aspak të zakontë.
Burri e kishte futur kanabisin në të brendshme.
Më pas policia ushtroi kontroll në shtëpinë e tij në zonën e Neapolisit, ku gjeti dy pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 1367 gram, një peshore elektronike precize e lehtë për t’u përdorur dhe një celular, me të cilin kryente transaksione të paligjshme. /Albeu.com/