Kishin qëllim vrasjen, shqiptari dhe italiani rrihen brutalisht me shkopinj bejsbolli në një parking

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një shqiptar edhe një italian kanë mbetur të plagosur rëndë pasi janë sulmuar me shkopinj bejsbolli në një parking.

Të plagosurit janë shtetasit Atilio Ndrekaj, 23 vjec dhe Pier Francesco Ferrari, 35 vjec.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një qendër tregtare në Mantua të Italisë, një natë më parë.

Të rinjtë që u rrahën kanë marrë fillimisht një telefonatë dhe u është caktuar një takim në parkingun e qendrës tregtare. Aty janë përballur me 4-5 persona, të cilët kanë nisur t’i godasin me shkopa bejsbolli duke i bërë të përfundojnë në spital në gjendje shumë të rëndë.

Mediat italiane shkruajnë se karabinierët që po hetojnë këtë çështje janë të kufizuar për sa i përket dinamikës dhe arsyeve të pritës, por pista kryesore mbetet ajo e larjes së hesapeve.  /albeu.co/

 

 

Shtuar 3.07.2021 18:02