Policia e Rinasit ka arrestuar dy shtetas kinezë të cilët kanë tentuar për të kaluar kufirin me pasaporta të falsifikuara.
Burime bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë, në pikën e kontrollit gjatë hyrjes, një 27-vjeçar dhe një 52-vjeçar nga Kina që paraqitën në dalje pasaporta false të Koresë së Jugut.
Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik, atyre iu janë gjetur pasaportat e tyre kineze, me të njëjtat gjeneralitete si pasaportat e falsifikuara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.