Kishin humbur rrugën, gjenden në malin mbi Lukovë dy turistët anglezë

Dy turistë angleze, të moshës 65 vjeç, që ishin larguar që në orën 10 të mëngjesit, u gjetën nga forcat zjarrfikëse në Himarë.

Ata u lokalizuan në malin Lavan, mbi fshatin Sasaj të Lukovës.

Në operacion morën pjesë gjashtë efektivë zjarrfikës, një polic zone dhe një banor i fshatit.

Dy anglezet u gjetën në gjendje te mire shëndetësore, dhe u shoqëruan në hotelin ku ato qëndronin.


Shtuar 12.09.2024 20:55