Kisha Katolike thotë se Mark Frroku nuk ishte si përfaqësues i saj në sherrin për pronën ku u përdoren armët

Ish-deputeti Mark Frroku dhe 3 persona të tjerë janë përfshirë në sherr me disa banorë të fshatit Shetaj për një pronë tek Kepi i Rodonit, ku u përdoren dhe sendet e forta si edhe armët.

Sherri nisi pas Frroku dhe të tjerët nisën rrethimin e tokës me pretendimin se përfaqësonin Kishën Katolike dhe aty bëhej fjalë për pronën e kishës.

Por përfaqësuesja e Kishës Katolike në këtë zonë, zonja Ana Shtjefni, tha për Neës24, se këta persona nuk janë përfaqësues të Kishës.

Ajo ka deklaruar se personat që kanë nisur rrethimin e zonës dhe nuk janë përfaqësues të Kishës dhe as të autorizuar nga kjo e fundit, dhe se sipas Shtjefnit kanë dashur vetëm të përfitojnë nga ky konflikt.

“Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri”, raportoi policia.

Dyshohet se personi që qëlloi me armë është shoferi i Mark Frrokut, Besnik Toma, i cili është shpalur në kërkim nga policia.


Shtuar 30.10.2023 14:37