Një tërmet i fortë me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter goditi Kinën perëndimore, mesditën e së hënës, me orën lokale, raportojnë mediat botërore.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti tronditi rajonin e Sichuan, në jugperëndim të vendit, dhe kishte një thellësi prej 10 kilometrash.
Nuk ka ende raporte për dëme apo viktima, por mbetet ende për t’u parë se çfarë do të ndodhë në orët në vijim./albeu.com/