Kievi shpall një shtetrrethim të ri

Një shtetrrethimi i ri është shpallur në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Ora policore do të jetë në fuqi nga ora 20:00 (18:00 GMT) sot deri në orën 07:00 (05:00 GMT) të mërkurën, shkroi kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“I kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi, ose në strehimore kur të bjerë alarmi”, tha ai./albeu.com


Shtuar 21.03.2022 11:20