Kiara eliminohet nga Big Brother Vip

Kiara është eliminuar nga Big Brother Vip.

Kiara ishte në një nominim kokë më kokë me Oltën, ndërsa sonte gara për të përfundoi sot.

“Izolimi të bën të krijosh mendime që ndoshta nuk ekzistojnë fare. E kam ndjerë se do dal. Frikë nuk dua të kem, më presin shumë ngjyra. Jam krenare për të gjithë atë që unë ka arritur të transmetoj te publiku”, tha Kiara pas daljes.

“Më vjen çik inat se nuk do të jem në finale, por nëse e fiton Luizi është e fituar de për mua. Kam fituar dashurinë”, shtoi ajo.