Këto tre aplikacione po i vënë përdoruesit në rrezik, kontrolloni telefonin nëse i keni

Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar përdoruesit e telefonave Android për rrezikun e vjedhjes së të dhënave të ndjeshme. Ata zbuluan një dobësi serioze në tre aplikacione të njohura (që kanë mbi dy milionë shkarkime), të disponueshme në dyqanin zyrtar – Google Play Store.

Gabimet e gjetura të sistemit potencialisht u lejojnë hakerëve të aksesojnë pajisjet, dhe për rrjedhojë të dhënat më të rëndësishme, si emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet. Aplikacionet e diskutueshme “shndërrojnë” telefonat Android në një tastierë/maus kompjuteri , që është një opsion shumë i dobishëm.

Hulumtimi i Synopsys, megjithatë, zbuloi mekanizma të dobët të vërtetimit dhe dobësi në sistemet e komunikimit që kriminelët kibernetikë mund t’i shfrytëzojnë dhe gjurmojnë goditjet e tasteve për të parë saktësisht se çfarë po shkruani.

Këto janë emrat e aplikacioneve:

* Telepad
* PC Keyboard
* Lazy Mouse


Shtuar 5.12.2022 22:56