Këto janë viktimat e masakrës në Pragë, studente plot ëndrra dhe pedagoge të dalluara

Studentët e rinj, një profesoreshë e dashur dhe dhe një drejtuese departamenti janë disa ndër viktimat e masakrës në Pragë. 24-vjeçari, David Kozak, hyri me forcë në Universitetin e Charles në Pragë dhehapi zjarr, duke vrarë 14 persona .

Trembëdhjetë nga viktimat u gjetën të vdekur në sallat e universitetit, ndërsa një tjetër iu ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra në spital.

Autori u vetëvra, por u bë e ditur se pak kohë më parë kishte vrarë të atin, ndërsa dyshohet se ka lidhje me dy vrasje të tjera, të një 32-vjeçari dhe vajzës së tij dy muajshe, disa ditë më herët. Arma e përdorur në atë sulm u gjet në shtëpinë e sulmuesit.

Ndërkohë, identitetet dhe historitë e viktimave të kësaj tragjedia kanë filluar të dalin në pah .

Lenka Hlavkova , drejtuese e Departamentit të Muzikologjisë në Universitetin. Ajo ishte një specialiste në kulturën muzikore të Evropës Qendrore mesjetare.

Jan Dlask, profesor në departamentin e gjermanistikës, specialist i letërsisë finlandeze dhe fino-suedeze.

Lucie Spindlerova, studente e ekselente e diplomuar në letërsinë çeke dhe studime të shurdhërve. Vajza gjithashtu punoi në gazetën Lidové Noviny.

Magdalena Krystkova, gjithashtu studente e letërsisë. Ajo ishte një anëtare aktiv i komunitetit të qytetit të Roztoky prej nga vinte.

Klara Holkova , 20 vjeç, një atlete premtuese që fitoi nëntë medalje në kampionate të ndryshme çeke dhe përfaqësoi vendin në takimet ndërkombëtare të pista dhe fushës, tha federata e saj. Vajza studionte filologji dhe shkenca arkivore.

Aneta Richterova , e cila ishte gjithashtu anëtare e Shërbimit Vullnetar të Zjarrfikësve në një fshat në Boheminë veriore.

Mediat çeke raportojnë se Kozak udhëtonte për në Pragë çdo ditë me autobus, por asnjë nga bashkëfshatarët e tij nuk e kishte idenë se ai mbante armë dhe municione në një kuti kitarësh.

“Davidi dhe unë shkuam në Pragë me autobus tre herë në javë. Kohët e fundit ai mbante një kuti për kitarë, por nuk është diskutuar asnjëherë. Më dukej e çuditshme ”, tha një grua nga fshati Kladensko, nga ishte edhe vrasësi.

Familja e vrasësit u tha se ishte një “familje e qetë dhe e respektuar”. Nëna dhe motra e tij ishin gjithmonë të sjellshme dhe të këndshme, ai vetë përshkruhej si një djalë i mirë.

Policia çeke shpjegoi gjithashtu se si nëna e Kozakut u shpëtua dhe nuk u vra nga djali i saj. Familjarët thonë se gruaja kishte planifikuar të bënte gati shtëpinë e saj për Krishtlindje, por duhej të nxitonte në punë, gjë që i shpëtoi jetën.


Shtuar 23.12.2023 22:51