Shumë herë kemi kaluar gjysmën e ditës dhe në mesditë tashmë ndihemi pak të lodhur.
Ajo që mund të luajë një rol vendimtar në atë se sa do të përmirësojmë forcën tonë dhe sa do të stimulohemi janë ushqimet dhe pijet që zgjedhim gjatë ditës. Disa ushqime dhe pije, në vend që të na japin forcë, mund të na “vjedhin” energjinë pa e kuptuar ne.
Sipas ekspertëve, kafeja që mendojmë se na stimulon është një prej tyre pasi parandalon përthithjen e lëngjeve dhe shterron rezervat e hekurit të trupit tonë, duke ulur nivelin e energjisë.
Ajo nxitje dhe energji kalimtare që ndjejmë se marrim nga kafeja mbaron shumë shpejt dhe pas një ore ose më shumë jemi më të lodhur se më parë. Në të njëjtën mënyrë, këto ndikojnë në trupin tonë:
– bukë e bardhë
– pije freskuese dietike
– ëmbëlsirat
– ushqim i padëshiruar
– pije energjike
Pra, është më mirë të zgjidhni një frut ose disa arra për një vakt të lehtë.