Këto fruta bëjnë mrekulli në trup

Të gjithë frutat janë të mira për shëndetin, por disa njihen më shumë për vetitë e tyre. Më poshtë albeu.com do t’ju tregojë frutat që bëjnë mrekulli në trupin tonë.

Kajsitë

Kajsitë përmbajnë antioksidantë. Janë një burim shumë i mirë i vitaminës A (β-karotinë) dhe vitaminës C. Janë të pasura me antioksidantët e nevojshëm për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ato gjithashtu përmbajnë pak kalori.

Mushmollat

Mushmollat përmbajnë një përqindje të lartë të fibrave, një sasi të konsiderueshme antioksidantësh dhe vitaminë A, vitaminë C, acid folik, tiaminë, hekur, mangan, zink, selen dhe fosfor.

Qershitë

Qershitë përmbajnë shumë minerale, fibra dhe janë veçanërisht të pasura me vitaminë A, vitaminë C, vitaminë B, kalium, kalcium, fosfor, hekur, magnez dhe bakër. Një qershi siguron vetëm 4 kalori.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet kanë veti antioksiduese, antikanceroze dhe anti-inflamatore, falë përmbajtjes së lartë të fenoleve dhe vitaminave A dhe C që kontribuojnë në mirëmbajtjen e enëve të gjakut të trupit./albeu.com


Shtuar 23.06.2021 15:04