Rreth 10,000 ushtarë ukrainas janë vrarë në luftë që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit. Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych, në një intervistë në mediat sociale, tha se Ukraina në 100 ditët e para të luftës kishte humbur rreth 10 mijë trupa, shkruan BBC.
Rikujtojmë se Ukraina tha se po humbet rreth 100 ushtarë në luftime çdo ditë, me qindra të tjerë të plagosur. Arestovych tha se humbjet e Rusisë ishin disa herë më të mëdha. Qeveria ukrainase thotë se më shumë se 30,000 trupa ruse kanë vdekur.
Vlerësimi i inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar është më i ulët – më shumë se 15,000. E gjithë lufta e Afganistanit 1979-1989 i kushtoi ushtrisë sovjetike rreth 15,000 të vdekur. Autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë shifër zyrtare për humbjet e tyre të luftës në Ukrainë që nga 25 marsi, kur thanë se 1,351 ushtarë dhe oficerë kishin vdekur.
BBC në Rusi ka konfirmuar vdekjen e 3,502 ushtarëve rusë por kjo pëfshin vetëm ata që varrosur.