Këshilltari i Metës: Kuvendi shkeli 13 herë Kushtetutën

Këshilltari ligjor iu Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj përmes një konference për shtyp tregoi shkresën e Kuvendit përt Gjykatën Kushtetuese, që sipas tij është e manipuluar.

“Në parashtrimet apo qëndrimet që i kemi dorëzuar gjykatës kushtetuese që prej 1 korrikut 2021 dhe ato të mëvonshme 1 shkurt 2022, 3 shkurt, kemi parashtruar ndër të tjera se ve ç shkeljeve shumë të rënda të kushtetuetës ligjit, të kryera prej Kuvendit, një prej shkeljeve të dokumentuara nga ana jonë ishte edhe fakti që në 7 maj 2021 kur u zhvillua seanca për miratimin e ngritjes së komisionit hetimor, Kuvendi kishte konsumuar edhe 3 shkelje, e para me përcaktimin e rendit të ditës dhe bërjen publik më vonë se dy ditë përpara, sepse rendi i ditës ishte përcaktuar në datën 6 maj për në datën 7 maj, pra Kuvendi po thirrej në një seancë për një afat për më pak se 24 orë. Shkelja e dytë ishte që në rendin e ditës nuk kishte dy çështje, por kishte një. Seanca plenare të nesërmen mori dy vendime. Shkelja e tretë kishte të bënte me faktin që nuk kishte as ndonjë kërkesë apo vendim nga organi i Kuvendit që të vendoste shtesa në rendin e ditës. Kur na erdhi radha të bëjmë parashtrimet tona, Kuvendi e ndjeu veten të dobët dhe menjëherë aktivizohet të nesërmen me një shkresë”, tha Dervishaj.

“Shkelja apo manipulimi i parë, urdhri që Kuvendi i vendosi në 4 shkurt Gjykatën Kushtetuese. Si çdo urdhër ka të përcaktuar në pikën 20 rendin e ditës, ku përfshihet projekt-vendim për raportin dhe propozimin e komisionit për çështjet ligjore. Këto prova shtesa nuk ia kërkoi Kushtetuesja as Presidenca. Bëmë një krahasim të përmbajtjes së këtij urdhri me urdhrin që vetë Kuvendi ka depozituar në faqen e tij që prej majtit 2021. Nuk kemi më datën 05/05 por 06/05. Përse bëhet kjo?! A mos lidhet kjo me rrëzimin e një nga shkeljet ku përcaktohet se urdhri për rendin e ditës bëhet jo më vonë se 48 orë. Ndryshimet aty të çojnë. Askund tjetër”, u shpreh ai.


Shtuar 7.02.2022 18:16