Fatbardh Kadilli ngul këmbë në dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar parti. Përmes një potimi në Facebook, anëtari i Kryesisë së PD, thotë që demokratët mund t’ja dalin edhe pa të.
Ai gjithashtu shkruan se, OBSE konfirmon akuzat e opozitës, por Basha s’mund të jetë më kryetar.
“Faleminderit OSBE!
Raporti paraprak konfirmon çdo akuzë të opozitës.
Konfirmon ambiguitetin ligjor; përdorimin e mjeteve të pushtetit; blerjen e votave; agresivitetin fizik dhe verbal në fushatë; personalizimin e komunikimit te figurat e kryetarëve etj;
Qartazi këto zgjedhje nuk ishin të ndershme.
Opozita duhet të vazhdojë betejën ligjore për çdo akuzë dhe çdo rast të identifikuar;
Inkurajoj përfaqesuesit demokratë në proces të bëhen mbrojtësit e ligjit dhe shenjtërisë së votës.
Beteja për zgjedhjet nuk mund të jetë alibia e kryetarit;
Demokratët mund t’ia dalin shumë mirë edhe pa atë”, shkruan Kadilli./albeu.com